Rreth nesh

ÇFARË ËSHTË EMS

EMS (Electric Muscle Stimulation) ose siç njihet Stimulim Elektrik Neuromuskular.

Si funksionon EMS?

Muskujt kanë nevojë për ngacmim, në mënyrë që të aktivizohen. Gjatë së përditshmes, ngacmimet provokohen përmes sistemit qëndror të nervave dhe transmetohen tek muskujt përkatës përmes palcës kurrizore dhe fibrave nervore.

EMS shkakton nxitjen dhe përforcimin e këtyre ngacmimeve elektrike, duke aktivizuar 90% të muskulaturës së trupit në të njëjtën kohë. Trajnimi me EMS është 18 herë më efektiv në uljen e peshës se trjanimet e zakonshme.

UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

 

Një risi e re teknologjike tashmë është e mundur edhe për ju. Është aplikuar në fillim nga NASA për astronautët pasi është një stervitje EMS (stimulim elektrik neuromuskular) dhe pas shumë studimesh nga universitetet e sporteve ka rezultuar se ka efektshmëri shumë të lartë. Miha bodytec është një prodhim Gjerman.

Stërvitja aplikohet vetë 20 min në javë dhe është e barabartë me 4 ditë stërvitje normale tradicionale. Kështu ju kurseni kohë dhe merrni rezultatet që dëshironi.

Kjo stërvitje realizohet me trajner personal si për meshkuj ashtu edhe për femra nga mosha 16-80 vjeçare me programe dhe intensitet të ndryshëm për çdo person.

Aparatura e Miha bodytec është fjala e fundit e teknologjisë Gjermane e cila ju ndihmon në tonifikim, rritjen e masës muskulare, rezistences, forcës dhe shpejtësisë së trupit. Reduktimin e peshës dhe celulitit. Eleminimin e dhimbjeve të shpinës, etj.